Harroi të heqë tamponin dhe ja çfarë i ndodhi asaj!

Emily Pankhrst(20), studente nga Canterbury ishte shumë e zënë në përgatitjen e provimit përfundimtar në fakultet dhe si rezultat i kësaj neglizhence, ajo injoroi simptomat e sëmundjes së rrezikshme.

Në fakt, Emily u zgjua në mëngjes me dhimbje në stomak dhe e kuptoi se ka harruar ta heqë tamponin higjienik që i kishte qëndruar për 9 ditë rradhazi. Kur e hoqi më në fund, tamponi ishtë shëndrruar në ngjyrë të zezë.

Disa orë më vonë, Emily ndjeu një lloj plogështie dhe në lëkurën e saj filloi të skuqet gjithandej.

Mjekët i dhanë diagnozën duke konstatuar se vuante nga helmimi i gjakut si rezultat i sindromit të shok-ut toksik. Ata arritën të shpëtojnë jetën e saj, mirëpo Emily humbi lëvizshmërinë e saj dhe ende nuk mund të ecë normalisht.

“Ishte një periudhë stresive për shkak të provimeve, kasha shumë për të mësuar dhe harrova tërësisht të heqë tamponin në atë kohë. Për më keq, jo vetëm që kam harruar ta heqë atë, pork am vendosur një tjetër brenda. Kur fillova të ndjej ënjtje barku, kisha gjakderdhje, ethe dhe marramendje. Vetëm atëherë kuptova se çfarë kam bërë. E hoqa më pas tamponin dhe e hodha në tualet. Ishte me të vërtetë i neveritshëm”, theksoi Emily.