Hasanbeg, 4693 familje do të kompensohen

Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka përfunduar listën për dëmet materiale. Sipas kryetarit të këtij komisioni Ejup Alimi numri i familjeve të dëmtuara që do të kompensohen është 4693. Në një bisedë telefonike për Alsat, Alimi njoftoi se lista është dërguar në ministrinë e Financave , institucion ky që duhet të kryejë kompensimin. Ndërkohë, në terren shumë banorë po përballen me problemin e xhirollogarisë për shkak të borxheve që kanë dhe nuk po arrijnë të marrin paradhënien e qeverisë prej 500 euro. Fatmir Gashi bën apel deri tek institucionet shtetëror që gjejë një zgjidhje për qytetarët që janë të dëmtuar nga vërshimet për këtë problem.

“Këtu është duken bërë një maltretim i panevojshëm ndërsa akoma njerëzit janë duke fjetur në baltë. Kisha bërë një apel tek institucionet republikës së Maqedonisë të ndërmarrin masa të posaçme se maltretimi i qytetarëve në këtë kohë nuk është i nevojshëm”, u shpreh Fatmir Gashi, banor i Hasanbegut .

Për shkak të xhirollogarive të bllokuara, banorëve e zonave të përmbytura kanë pasur probleme që të marrin edhe ndihmën në para që për ta e ka siguruar Kryqi i Kuq.

Senat Zylbehari