Hashim Thaçi siguron se Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

Gjatë vizitës që po zhvillon në Turqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar lajmin se Lavdrim Muhaxheri po qëndron në Kosovë, ai ka thënë se nuk mund të ketë strehë në Kosovë për asnjë element për fundamentalist. Prononcimi i presidetntit Thaçi vjen pas artikullit që e përjavshmja italiane “L’Espresso”, e bazuar në shërbimet sekrete italiane, publikoi vetëm disa ditë më parë lajmin se Lavdrim Muhaxheri është kthyer në Kosovë në muajin nëntor.

Në një intervistë për RTK, Thaçi ka thënë se Turqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe është nga vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka lobuar për njohjen e Kosovës edhe tek vendet tjera, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka mundur të jetë imune ndaj terrorizmit, por sipas tij Kosova është lider në rajon për luftimin e terrorizmit dhe shtoi se veprimet preventuese të Kosovës kanë qenë të jashtëzakonshme dhe janë vlerësuar lajrtë.