Hasjani rreh “live” serbin në Londër: Më tha jam kosovar dhe se Kosova është Serbi, mu nxi gjaku

Hasjani rreh “live” serbin në Londër: Më tha jam kosovar dhe se Kosova është Serbi, mu nxi gjaku

Romeo Geca është djali nga Hasi, i cili prej katër vitesh është larguar nga Shqipëria dhe ka shkuar të punojë si emigrant në Londër.

Mirëpo, mbrëmja djeshme për Romeon ka qenë ndryshe. Ai mbrëmë rastësisht ka takuar një serb, i cili pasi i ka parë varësen me shqiponjë është shprehur se edhe ai është kosovar.

Fillimisht Roberti duke menduar se është shqiptar i Kosovës i ka kërkuar të flasin shqip, në gjuhën e mëmës, por serbi ka filluar të flasë serbisht dhe më pas në anglisht i ka thënë se ishte serb, por Kosova dhe Serbia janë bashkë.

Mu nxi gjaku kur më tha ashtu, askush nuk e harron vitin 1998 dhe atë çfarë u bënë këta horra vëllezërve tanë. Pasi më tha ashtu, siç duket edhe në video e nxora jashtë nga dyqani dhe e detyrova të thoshte në video Shqipëri e Madhe (Big Albania). Bëri mirë që pranoi sepse përndryshe do ishte keq për të, por prapë nuk durova pa e qëlluar.”

Padyshim që veprimi i Romeot na bën të gjithëve krenarë, por është për të ardhur keq që ka të rinj serbë që provokojnë akoma shqiptarët, ndërsa Kosova nuk mund të jetë kurrë Serbi. Siç e tha edhe Romeo në video Kosova është e shqiptarëve.