Hazbi Idrizi përcillet sot për në banesën e fundit

Pas përfundimit të hetimeve, rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, familjarët tërhoqën trupin e të ndjerit Hazbi Idrizi nga spitali klinik i Tetovës.
Ai pritet të përcillet sot në banesën e fundit pas faljes së namazit të drekës në varrezat e fshatit Bogovinë.

Kujtojmë se kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi është qëlluar me armë zjarri paraditen e djeshme, ku për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Tetovës.

Ndërsa jetë ndërroi edhe vrasësi i tij, i cili pasi kishte qëlluar disa herë kryetarin e Bogovinës, bëri edhe vetëvrasje.