Hedh me grusht në tokë një grua dhe i ja mbath

Ky është momenti shokues kur një burrë godet me grusht në fytyrë një grua duke e hedhur atë në tokë, e më pas ja mbath.

Video e filmuar nga kamerat e sigurimit jashtë një dyqani në Winward Avenue të plazhit Venice, Kaliforni, tregon agresorin dhe vajzën e re duke dalë nga ndërtesa para se të ndeshen me njëri tjetrin. Pasi gruaja i thotë diçka, ai kthehet, dhe i nevrikosur e hedh me grusht në tokë.

Kalimtarët e ndihmojnë të renë të ngrihet ndërkohë që një tjetër tenton ta ndalojë burrin, por ai arrin t’ja mbathë nga skena.

Sipas LiveLeak, gruaja e kishte takuar burrin në një festival në fillim të ditës por nuk e njihnin njëri tjetrin. Raportimet thonë se Policia e Los Anxhelosit është në kërkim të personit në video.

6r7657