Hedh veten në erë teksa agjëruesit po përgatiteshin për të ngrënë, të paktën 10 të vrarë

 

Një sulm vetëvrasës duke shpërthye një makinë bombë ka ndodhur në kryeqytetin e irakut Bagdad, duke lënë të paktën 10 viktima.

Sulmi ndodhi në zonën kryesisht myslimane Shia, ku një turmë njerëzish kishin thyer agjërimin pas perëndimit të diellit gjatë Ramazanit, thanë zyrtarët.

I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) tha nëpërmjet agjencisë së lajmeve Amaq se synimi kishte qenë “një mbledhje” e Shia.

ISIS ka kryer shumë sulme mbi Shiat, të cilët i konsiderojnë si apostatë.

Brett McGurk, i dërguari i SHBA në koalicionin kundër ISIS, dënoi sulmin brenda natës në një post në Twitter.