Heqja e testimit ekstern, e konfirmon edhe gazeta zyrtare

Pasi që dje Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligjin për ndryshime të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, për shfuqizim e testimit ekstern këto ndryshime sot janë publikuar edhe në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, transmeton Antpress.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se me këto ndryshime ligjore është hequr testimi ekstern dhe se që nga ky vit nuk do të mbahet.

Heqja e testimin ekstern ishte premtimi i LSDM’së që nga fillimi i fushatës zgjedhore.