‘Heroi i ditës’ David Beckham

Një tjetër arsye për ta dashur më shumë David Beckham. Ai është kthyer në një hero gjatë fundjavës, kur një grua u rrëzuar në rrugën pranë shtëpisë së tij. Ylli ndërkombëtar ka ndaluar makinën e tij, i ka ofruar gruas një shishe ujë. Ai gjithashtu parkoi makinën e tij afër gruas, në mënyrë që të ndalonte makinat e tjera t’i afroheshin.

Beckham u largua vetëm pasi u sigurua që gruaja ishte mirë. Ajo u përplas nga një motor që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Një prej personave që ishin në vendngjarje ka shkrepur dhe më pas publikuar në Twitter këtë foto ku shkruante: Një grua është rrëzuar në tokë, dhe kush po e ndihmon? David Beckham. Çfarë xhentelmani.