“Heroi i ditës”, ja se si polici e shpëtoi vajzën në qendër të Prishtinës

Polici kosovar, Ferid Berisha e meriton të quhet si heroi i ditës së sotme. Polici i trafikut në Prishtinë e ka shpëtuar nga një aksident i rrezikshëm një vajzë . Berisha ishte duke drejtuar trafikun para shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, kur një prind i papërgjegjshëm e ndalë veturën në rrugë për ta zbritur vajzën e tij e cila do të nisej për në shkollë.
Në momentin kur vajza del nga vetura, para saj kalon një veturë nga kahje tjetër e cila do ta godiste atë. Por polici u tregua aq i zoti duke u hedhur mbi vajzën e vogël për ta shmangur aksidentin që shtangu shumë të pranishëm.
Në vendin e ngjarjes u panë edhe lot gëzimi pasi që numri i të pranishmëve ishte i madh sepse po prisnin sinjalin e këtij polici për të kaluar vijat e bardha. Më me fat ka qenë vajza e prindit të papërgjegjshëm e cila edhepse e hutuar nga ajo çfarë ndodhi, nuk ngurroi ta falënderojë heroin e saj, Ferid Berishën.