Heroi i Shqipërisë: Sadiku do të bëhet bullgar

Futbollisti Armando Sadiku ka shënuar të parin dhe të vetmin gol të Shqipërisë në turne të madh.

Por jeta e Sadikut është përpara ndryshimeve të mëdha.

Gazeta zvicerane Blick shkruan se sulmuesi i Luganos kërkon të bëhet bullgar.

“Po, e vërtetë. Gjyshërit e mi kanë pasaportën bullgare, prandaj kam aplikuar edhe unë,” thotë ai për gazetën.

25-vjeçari ishte dy ditë në kryeqytetin bullgar, Sofia për të aplikuar për nënshtetësinë, duke humbur dy ditë stërvitje tek Lugano.

Por përse kërkon që të jetë qytetar i dyfishtë?

Arsyeja e tij është ëndrra për një angazhim jashtë vendit.

“Anglia ose Italia vazhdojnë të më joshin,” thotë sulmuesi.

A do të thotë kjo se shqiptarët duhet të kenë frikë se ai do braktisë kombëtaren?

Sadiku: “Jo, sigurisht që jo. Është krenaria ime më e madhe, që të mbaj bluzën e Shqipërisë dhe të përfaqësoj vendin tim. Do jap gjithmonë maksimumin. Më shumë se 100 përqind”.