Hidhet granatë dore në hotelin “Sasha”, aty ku kishte qëndruar Edita Tahiri

Persona të panjohur kanë hedhur sonte granatë dore në hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës. Të lënduar nuk ka pasur, por vetëm dëme matriale, transmeton lajmi.net.

Shefi rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq ka deklaruar për mediat serbe se incidenti ka ndodhur në orën 20 e 20 minuta dhe se në të është bërë dëm matrial, por nuk ka të lënduar.

Në këtë hotel javë më parë ishte hedhur një grantë dore, por që nuk kishte shpërthyer. Granata ishte hedhur vetëm pak orë pasi që në të kishte qëndruar ministrja për Dialog, Edita Tahiri. /Lajmi.net/