Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën 35-vjeçarja

Email

Një 35-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje, ndërsa viktima është identifikuar si shtetësja me iniciale Arvenola Haxho.

Mësohet se Haxho ishte beqare.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

/Oranews.tv/