Hillary Clinton mund të kundërshtojë zgjedhjet në 3 shtete

Një grup shkencëtarësh kompjuterikë dhe ekspertësh lighorē të çështjeve zgjedhore i kërkojnë Hillary Clinton të kërkojë rinunërim të votave në tre shtete të fituara nga Donald Trump. Ata besojnë se kanë gjetur prova se në Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania zgjedhjet mund të jenë manipuluar.

Grupi nuk ka dhënë detaje mbi pretendimet, por po lobon privatisht me stafin e Clinton për ta bindur që të kërkojë rinunërimin e votave. Të mërkurën grupi u takua me shefin e fushatës John Podesta dhe këshilltarin e fushatës Marc Elias për t’i njohur me pretendimet, njofton New York Times.

Sipas tyre në Wisconsin Clinton mori 7% më pak vota nga votimi elektronik sesa nga makineritë që përdorin skanimin e syve apo votat e hedhura në kuti, ose 30 mijë vota më pak. Wisconsin ajo e humbi me 27 mijë vota.