Hillary Clinton përfshin Thaçin në spotin e saj (Foto/Video)

Spoti është një kombinim i fjalimeve të saj që tashmë i ka dhënë gjatë fushatës dhe pamjeve që ilustrojnë ato.

Duke folur për rrugëtimin e saj si sekretare e shtetit, në spotin më të ri të saj shfaqen shumë takime që ajo ka pasur me liderë botërorë.

Ndër shumë liderë botërorë, në këtë spot është përfshirë edhe takimi edhe me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi, tash presidenti i vendit.

Pikërisht në minutën 1:29, shfaqet në një sekuencë të shkurtër edhe Clinton bashkë me Thaçin, duke dalë nga dyert në State Departament.

Ditë më parë, presidenti Thaçi në disa intervistë kishte dalë hapur në mbështetje të Clinton për presidente. /Lajmi.net/