Hiqet prej përdorimi bankënota prej 5000 denarësh, shumë pak e përdorin qytetarët

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ka vendosur që bankënota prej 5000 denarëve të hiqet nga përdorimi pasi e njejta nuk është përdorur aq sa pritej nga qytetarët dhe nga subjektet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyetimi i BPRM-së është se qytetarët shumë rallë e kanë parë këtë banknotë kurse bankat e kanë pasur të rëndë të jua servojnë qytetarëve këtë banknotë.

Mendohet se në raste të ndryshme kjo bankënotë edhe është refuzuar nga qytetarët dhe nga subjektet.

5000-denare

”Përdorimi i kësaj bankënotë ka filluar të zvogëlohet. Edhe bankat vendore shumë pak e kanë kërkuar këtë bankënotë dhe për këtë kemi vendosur që të ndalojmë prodhimin dhe qarkullimin në treg që nga 15 dhjetori i vitit 2016.” thuhet në kumtesën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Procesi i heqjes së tërësishme të kësaj bankënote nga përdorimi do të duhet të përfundojë në fund të muajit shkurt, të vitit të ardhshëm.