Hiqni celulitin me kafe

Në shumicën e rasteve, kafeja përdoret për t’u pirë, por jo në të gjitha vendet shërben vetëm për këtë qëllim. Tashmë ajo ka hyrë dhe në mjekësi.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të njerëzve  që e përdorin atë në fytyrë dhe trup, si pjesë e regjimit të bukurisë.

Pra, përfitimet e kafesë, janë të domosdodhme për trupin tonë.  Por, ka edhe një detaj sa interesant, aq edhe të rëndësishëm, sidomos për vajzat dhe gratë. Kafeja ndihmon edhe në heqjen e celulitit.

Por si ta përdorni atë? Nëse pini kafe turke, me pjesën e fundit të mbetur, lyeni vendin ku keni prani celuliti, shkruan noa. Kafeja ndihmon në në qarkullim më të mirë të gjakut  dhe heqjen e celulitit.