Hirushja e Japonisë

Kur perandoresha Michiko e Japonisë, të festojë 82-vjetorin e saj të lindjes të enjten, ajo do të festojë gjithashtu rreth gjysmë shekulli martesë me perandorin Akihito.
Michiko, i pari person i shtresës së ulët që martohet në familjen mbretërore japoneze, është konsideruar si Hirushja pas takimit të saj me Akihiton, i cili atëherë ishte princi trashëgimtar.
Çifti u takua në një fushë tenisi dhe theu një traditë shekullore mbretërore kur u martuan, më 1959.
Michiko u bë perandoreshë një vit pas vdekjes së perandorit Hirohito, në një ceremoni e cila u transmetua në mbarë Japoninë.
Në vitin e saj të parë si perandoreshë, ajo u përpoq t’i përshtatej jetës së ngurtë në pallatin mbretëror, dhe madje thuhet të jetë tallur nga vjehrra e saj dhe obortarrë, aq sa Michiko ishte në prag të një problemi nervor.
Megjithatë, ajo luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e imazhit të pasluftës, të një familjeje e cila i qëndronte pranë popullit të thjeshtë japonez. Ajo këmbëguli në ushqimin me gji dhe rritjen vetë të fëmijëve të saj, në vend që t’ia besonte infermiereve dhe ndihmësve këtë detyrë.
Ajo gjithashtu kishte zakonin t’i dërgonte fëmijët në shkollë duke i dhënë drekën e paketuar që ajo vetë kishte përgatitur.
Në vitet e mëvonshme ajo u bë e njohur për bisedat e saj me njerëz që takonte në evente publike. Ajo theu mitin japonez se perandori ishte një figurë hyjnore, duke i qëndruar pranë popullit dhe duke i shfaqur dashuri e mirësi.
Michiko është një ndër personalitetet më të dashura të kombit japonez, por edhe më gjerë, teksa gëzon respektin e veçantë të shumë liderëve botërorë.