Historia e pabesueshme e tortës së ditëlindjes që i shpëtoi jetën lojtarit të Chapeconese

Pas aksidentit tragjik që u mori jetën thuajse të gjithë lojtarëve të Chapeconese, një tjetër histori e pabesueshme është zbuluar.

Bëhet fjalë për një nga portierët e kësaj skuadre, fati për të cilin kishte vendosur që ai të mos ishte pjesë e ekipit që do të luante në finale, por që vdiq tragjikisht pas aksidentit ajëror.

Arsyeja kishte të bënte me ditëlindjen e tij. Duke qenë se ai ishte portieri i tretë i skuadrës, grupi drejtues vendosi që Marcelo Boeck ta festojë ditëlindjen të 32-të me familjen e tij. Pra pikërisht torta dhe qirinjtë e ditëlindjes ishin arsyeja që atij iu dha leja të mos e shoqëronte skuadrën e tij.