Historia tragjike e vajzës e cila aksidentalisht vrau veten duke u munduar që ta frikësonte të dashurin e saj…

 

Një vajzë, 26 vjeçare aksidentalisht vrau veten, duke u munduar që ta frikësonte të dashurin e saj.
Abigail Brown dhe i dashuri i saj, James Brum, ishin në një festë në Thailand, ku edhe jetonin. Thuhet se ata dy ishin grindur diçka dhe Abigail ishte kthyer e vetme në shtëpi. Kur ajo u kthye në shtëpi, ajo vari veten e saj.

Abigail sipas njerëzve që e njihnin, u përshkrua si një vajzë e shoqërueshme, e mbushur me jetë dhe që nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore. Mbase kjo është arsyeja se pse asnjë nuk e beson faktin që ajo mund të ketë bërë vetëvrasje.

Brum, i dashuri i Abigail, i cili kishte lënë atë që të qetësohej, u kthye në shtëpi pas 3 orëve dhe e gjeti të dashurën e tij të varur.

E ëma e Abigail pohoi që e bija e saj nuk mund të ketë bërë vetëvrasje sepse ajo dhe Brum kishin bërë plane të shumta; për të krijuar familje dhe për të shëtitur botën. Sipas fjalëve të së ëmës, Abigail ka dashur që ta frikësonte të dashurin e saj që të mos ndodhte që ata të grindeshin përsëri.

Ajo pohoi se mbase e bija e saj, Abigail, ka menduar se Brum do ti shkojë prapa dhe kur ta shoh Abigailin duke “tentuar” të vrasë veten do të frikësohej dhe grindjet mes tyre do të përfundonin dhe nuk do të ndodhnin më. I dashuri i Abigail pohoi se grindja nuk ishte serioze dhe se ata kishin një jetë të lumtur së bashku.

Nuk dihet realisht se çfarë në fakt kishte ndodhur, Abigail kishte pirë më shumë se çduhej, mbase ajo është vetëvra ose ndoshta me të vërtetë ka dashur që ta frikësonte të dashurin e saj, por as ajo nuk e ka menduar që kjo lojë do ti dilte fatale.