Historiani i njohur shqiptar: Mbulimi i Skënderbeut s’ka lidhje me myslimanët, mua më kërcënuan

Arkeologu Moikom Zeqo tha në studion e #DritaremeRudinën se debati i ashpër për mbulimin e Skënderbeut, gjatë faljes së Namazit në sheshin “Skënderbej”, nuk ka të bëjë me myslimanët.

Ai tha se reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të tmerrshme dhe pohoi se shumë njerëz e kanë kërcënuar pas reagimeve që ai ka bërë.

Zeqo u shpreh më tej se kjo çështje është manipuluar nga mediet.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me myslimanët e Shqipërisë. Ata kanë merita të jashtëzakonshme. Një mysliman ishte ai që zgjodhi flamurin e Skënderbeut, siç ishte Ismail Qemali, ndërsa një mysliman tjetër shkruajti historinë e tij, siç ishte Naim Frashëri.

Në këtë çështje ka një manipulim mediatik. Këtu ka një alergji të madhe ndaj Skënderbeut. Çështja e Skënderbeut nuk është një çështje e thjeshtë. Kanë 500 vjet që e sulmojnë, e quajnë antihero”, tha Zeqo.