Historike, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në 7 mars viziton Preshevën

Bujar Nishani është i pari President i Shqipërisë që do të zhvillojë një vizitë në luginën e Preshevës. Lajmi është konfirmua për SYRI nga burime zyrtare të Presidencës së Shqipërisë.

Këta të fundit thanë se “vizita do të zhvillohet në datën 7 mars në kuadër të 130 vjetorit të Shkollës së Parë shqipe dhe Ditës së Mësuesit”.

Që nga themelimi i Shqipërisë, Luginën e Preshevës, për herë të parë, do ta vizitojë një presidenti shqiptar, i cili është Bujar Nishani. Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, më 7 Mars do të bëhet pikërisht në Bujanoc.

Këtë vizitë të një Presidenti të Shqipërisë e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Shaip Kamberi, ka pohuar për “Presheva jonë” se “më 7 Mars në Ditën e Mësonjëtores së Parë Shqipe presidentit shqiptar Bujar Nishani do ta vizitojë Bujanocin. Është kjo një dite historike jo vetëm për shkollën shqipe, por edhe për mbarë shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë ai.