Histori/Lindja e fëmijës së parë më theu vaginën…

Kemi dëgjuar histori nga më të tmerrshmet për lindjet e fëmijëve, por të pakta janë ato nëna që futen në detaje.

Por jo Zoe, një blogger-e e njohur, që shkruan me pseudonimin “Mamaja e mprehtë”.

Ajo ka rrëfyer për ndjekësit e saj se çfarë i ka ndodhur gjatë lindjes së fëmijës së parë.

“Më thanë që të bëja një lindje natyrale… më thanë se do jetë një eksperiencë që të ndryshon jetën. Më lini t’ju tregoj diçka, fëmija im i parë më theu vaginën. E di që ndoshta nuk doni të dini më shumë, por do ua tregoj”.

“Po, është e thyer dhe kam nevojë për një mekanik të trajnuar si gjinekolog për ta rregulluar”.

“Paralajmërim për të gjithë ata meshkuj apo femra që nuk kanë lindur fëmijë akoma, ndoshta nuk doni ta lexoni këtë, por doni të jetoni në injorancë të këndshme”.

“Shumica e njerëzve mendojnë se diafragma e pelvikut është vetëm ‘vrima e dashurisë’ (sinqerisht kjo është fjala më e bukur që kam dëgjuar për të). Por ajo që nuk u thonë mjekët është se ka tre të tilla. Është vrima e urinës, vrima e dashurisë dhe vrima e daljes, po e quajmë kështu. Fatmirësisht, dy të parat e mia ishin mirë, por pas lindjes nuk e dija se çfarë do më ndodhte”.

Ajo shpjegon se mëngjesin pas lindjes, dhoma e spitalit ishte mbushur me miq dhe të afërm.

“Të gjithë ishin të gëzuar dhe unë kisha etje, kështu që mora një gotë ujë dhe e ngrita ngadalë tek goja. Teksa gota afrohej tek buzët, vrima ime e daljes nisi të pjerdhë”.

“Nuk po flas për një brrrt të vogël. Po flasë për gazra që shkojnë deri në pesë sekonda”.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte, por e dija të sigurt që po dilte prej meje. U tmerrova”.

“Kaluan disa minuta dhe kur e pashë që nuk reagoi askush, u thashë se kisha vapë dhe dola nga dhoma. Oh Zooot, duke ecur në korridor, thuajse qava”.

“Shkova tek mamia dhe e pyeta se përse vrima ime e daljes ishte thyer dhe si mund të më rregullohej”.

“Ajo e shkreta u përpoq që të më shpjegonte se kjo ndodh, kur shtyn një ‘pjepër’ që të dalë nga trupi yt, por unë e mora me të madhe, sikur jeta ime ishte dhjerë”.

Fatmirësisht problemi i Zoe u rregullua pas shumë ‘kokëçarjesh’.

Tani ajo është kthyer në normalitet, duke pasur guximin të tregojë historinë e saj.

Ajo nuk është e vetmja që e ka kaluar këtë problem.