Holandezët ngrisin dron pa leje ne Prishtine, me rastin po merret prokuroria

 

Policia e Kosovës njofton se dje në mëngjes derisa njësiti policor ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar, shtetas holandez kanë ngritur një “dron” dhe nga të njëjtit është kërkuar që të njëjtin ta aterrojnë.

Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/