Homazhe për nder të shkrimtarit të madh Dritëror Agolli

Kanë nisur homazhet për nder të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Ceremonia e fundit mortore ka nisur rreth orës 10:30 minuta pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë dhe do të vazhdojnë deri në orën 13:00.

Shkrimtari i i njohur Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare. Ai prej vitesh luftonte me problemet kronike të mushkërive.

Korifeu i letërsisë shqiptare,është një nga krijuesit më me ndikim në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, me mbi 5 dekada krijimtari dhe një seri të gjatë botimesh me lirika, proza e drama.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe, dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sisteme politike.

Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.

Ndër romanet e tij më të spikatura, mes shumë prozave të tjera, janë “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Trëndafili në gotë”.

Krijimtaria e tij është botuar e ribotuar shpesh në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjera nga vitet 60 e deri sot.

Shumë vepra të tij janë luajtur në skena të dramës dhe në filma artistikë.

/Ora News/