Hong Kongu, vendi më i vizituar në botë nga turistët

Hong Kongu, i ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Lumit Pearl dhe nga Deti i Kinës Jugore, është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror. Ai është vendi më i vizituar në botë.

Me një sipërfaqe toke prej 1.104 km2 dhe me një popullsi prej 7 milionë banorësh, Hong Kongu është një nga zonat më të populluara në botë.

95% e popullsisë së Hong Kongut janë kinezë etnikë dhe vetëm 5% janë nga grupe të tjera.

Sipas parimit “një vend, dy sisteme”, Hong Kongu ka një sistem ekonomik dhe politik të ndryshëm nga ai i Republikës Popullore të Kinës.

Hong Kongu është një nga qendrat kryesore ndërkombëtare të botës financiare, me një ekonomi të fuqishme kapitaliste të shërbimit, e karakterizuar nga taksat e ulëta, tregtia e lirë dhe ndërhyrja minimale e qeverisë në ekonomi.

Një burim kryesor i të ardhurave është edhe turizmi.