Horoskopi 26 02 2017

Dashi

21.03-20.04

Jeni të shqetësuar për disa ndryshime në rrethin shoqëror. Është koha të sfidoni disa rregulla që nuk përshtaten me botën moderne. Për fat të mirë, ka edhe të tjerë që ndajnë të njëjtin këndvështrim me ju. Nëse bashkoheni, mund të ngrini zërin kundër autoriteteve. Nëse flisni në emër të njerëzve pa autoritet do të ndiheni të përmbushur. Kjo mund të mos ndikojë direkt tek ju, por çështjet e parimeve janë gjëra që ju prekin dhe ju mbushin zemërim.

Demi

21.04-20.05

Do t’ju shpërblehet puna që keni krijuar. Përfitoni nga rasti të bëni disa riparime në orenditë e prishura ose të bëni gjëra të bukura nga produkte të vjetra. Sa më e komplikuar që të jetë puna, aq më tepër do ta shijoni. Dikush që ndodhet në rrethin tuaj shoqëror, ka përshtypjen që jeni tipa shumë atraktiv. Mos u befasoni nëse ju kërkon një takim. Nëse jeni në një lidhje, përfundojeni një punë që partneri e ka nisur javë më parë.

Binjakët

21.05-20.06

Ju rekomandohet të shpërfaqni anën garuese. Merruni me sport, luani letra ose videolojëra. Jeni tipa të përcaktuar për fitore, por edhe nëse humbni do të ndiheni mirë. Nuk është çudi pse të gjithë kanë dëshirë të luajnë me ju. Nëse jeni duke u munduar ta përfitoni zemrën e dikujt, është mirë të mbani kontaktet në nivel flirti. Një rival do të mundohet t’ju largojë nga simpatia. Në këtë rast, nuk keni nevojë të shqetësoni shumë. Jeni në lidhje? Shkruani një letër dashurie partnerit.

Gaforrja

21.06-20.07

Do të ndiheni mirë nëse përmirësoni ambientin e punës. Nuk ka rëndësi a bëhet fjalë për sigurimin e një vendi që doni ta shndërroni në zyrë apo nëse keni dëshirë të ndani hapësirën me një cimer tuajin. Në të dyja rastet do të tregoheni të suksesshëm. Kjo ndodh sepse qëllimi juaj është t’i mbani banorët e shtëpisë të lumtur dhe komod. Nëse duhet të bëni sakrifica për t’i kënaqur të tjerët, ju i bëni. Keni nevojë për vendbanim? Rrini gati që të kapni ofertën e parë që ju pëlqen.

Luani

21.07-20.08

Nëse tregoheni agresiv nuk do të merrni informatat që ju duhen. Një person burokratik do të përpiqet t’ju dekurajojë dhe t’ju fshehë disa fakte. Mbrojeni veten me njohuritë që keni në fushën e ligjeve dhe politikës. Nëse dikush pretendon se nuk keni të drejtë për qasje në dokumente zyrtare, mund t’ia tregoni vendin. Në fund, do të merrni qasje në dokumentet që ju duhen.

Virgjëresha

21.08-20.09

Duhet të shpenzoni para për të bërë para. Nëse keni dëshirë të shisni një pronë, duhet që fillimisht të bëni riparime. Sigurohuni që ta kryeni këtë punë në mënyrën e duhur. Jeni duke kërkuar shtëpi të bukur por nuk keni buxhet të mjaftueshëm? Merrni në konsideratë ta blini një shtëpi që ka nevojë për pak riparime. Mund të arrini një marrëveshje të mirë dhe mund t’i kryeni vetë disa riparime nëse shkoni në ndonjë kurs.

Peshorja

21.09-20.10

Jeni mbushur me energji. Do ta keni të vështirë të rrini në një vend për një kohë të gjatë. Do t’ju duhet të ushtroni pak. Luani në ndonjë sport. Mund të gjeni edhe dashurinë te një person që ndodhet në ekipin kundërshtar. Bashkë, ju të dy mund të krijoni një ekip të mirë. Nëse jeni në një lidhje, mos e lini pa i treguar partnerit sesa shumë rëndësi ka për ju.

Akrepi

21.10-20.11

Puna prapa skenave do t’ju ngrejë produktivitetin. Është ndjenjë çliruese të ikni nga zyrat. Ka gjasë që nuk do t’ju duhet t’i pranoni as thirrjet direkte. Gjëja e fundit për të cilën keni nevojë aktualisht është të shpërqendroheni nga ndonjë koleg ose i afërm. mundësia që të negocioni për një rritje page do t’ju krijohet shumë shpejt. Kur t’i përmirësoni performancat, është mirë të kërkoni edhe kompensimin e duhur.

Shigjetari

21.11-20.12

Do të jetë kënaqësi të veproni në frymë ekipore. Asnjëherë nuk mund ta njihni mirë dikë derisa nuk keni punuar me të. mos u befasoni nëse krijoni përshtypje shumë pozitive për një mik që e keni njohur para disa vjetësh. Kur ky person koncentrohet në një punë të rëndësishme, do të shpërfaqë të gjitha përparësitë e tij. Papritmas, ky person do t’ju duket shumë serioz. Kjo do të jetë një gjë e mirë. Gjithmonë është interesante të zbuloni talentet e fshehura të dikujt.

Bricjapi

21.12-20.01

Dëshira për famë ju shoqëron në heshtje. Krijoni miq që janë të angazhuar në pozita të larta, sepse në këtë mënyrë do t’ju rriten gjasat për sukses. Për fat të mirë, jeni politikan të lindur. Është e lehtë të krijoni bashkëpunime me njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Nëse keni mbështetje kaq të madhe do të siguroni një rritje page, promovim ose një zyrë më të mirë. Do të dëgjoni lajme të mira nga familjarët lidhur me disa probleme shëndetësore. Dilni e festoni.

Ujori

21.01-20.02

Jeni të gatshëm të hyni në betejë në kërkim të drejtësisë. Ngrini zërin për dikë që nuk është në gjendje t’i mbrojë interesat e veta. Mos u frikësoni t’i tregoni një eprori tuajit se çfarë mendoni për sjelljen e tyre të papërshtatshme. Në momentin që ky skandal shpërthen në publik, do të bëhet edhe më keq. Papritmas, një organizatë e madhe do të jetë shumë përkrahëse. Nëse vazhdoni t’i shprehni pikëpamjet tuaja, viktima mund t’i kthehet jetës normale.

Peshqit

21.02-20.03

Kanalizoni intensitetin emocional në një lidhje intime. Do të jetë shumë gjë emocionuese nëse nuk keni rezerva me partnerin. Jeni lodhur duke veshur maska. Thellë në vete, jeni tipa me shumë pasion. Partneri juaj ka nevojë të kuptojë për ndjenjat tuaja dhe ju duhet t’i vini ato në pah. Në këtë mënyrë do të përmbusheni edhe emocionalisht edhe fizikisht.