Horoskopi ditor – 12.02.2017

Dashi

Kjo dite do jete e begate dhe aspak problematike për juve qe jeni ne një lidhje. Pasioni do jete here pas here i zjarrte dhe zemra do ju dridhet me shume se kurdoherë me pare. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne lëvizje. Ata do kenë plot njohje, por njëherë për njëherë nuk do duan te bëjnë zgjedhje. Ne planin financiar nuk do dini si ta menaxhoni situatën.

Demi

Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite gjerat nuk do ecin aspak ashtu si i kishit ëndërruar. Beqaret nuk do i kenë mendimet e qarta dhe nuk do hedhin asnjë hap. Me mire le te presin edhe disa kohe ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime. Ne planin financiar gjendja ka për te qene e jashtëzakonshme dhe nuk do keni aspak probleme.

Binjaket

Dite e gëzuar ka për te qene kjo e sotmja për te gjitha ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume me tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin prandaj gjerat do ecin me se miri. Edhe beqaret do kenë një dite premtuese dhe me takime interesante. Te ardhurat nuk do jene te jashtëzakonshme, megjithatë disi me te mira se disa dite me pare.

Gaforrja

Dite e ekuilibruar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pas disa konflikteve klima do filloje menjëherë te ngrohet. Do gjeni gjithmonë mënyrën e duhur për te kërkuar falje. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten, pasi po bene gabime do i vuajnë gjate pasojat. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me goxha tronditje dhe nuk do dini çfarë te bëni. Me e mira do jete te pranoni ndihmën e te afërmve.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e bukur gjate kësaj dite. Partneri nuk do ndalet se ju surprizuari dhe se ju emocionuari. Ne çdo moment zemra ka për t’iu rrahur fort. Beqaret ka mundësi te dekurajohen sot pas refuzimit te disa propozimeve qe do bëjnë. Për financat ka për te qene një dite normale dhe për fatin tuaj te mire nuk do keni vështirësi serioze.

Virgjeresha

Përfitoni nga ambienti i qete i kësaj dite për te folur hapur me partnerin dhe për te zgjidhur disa probleme qe ua kishin bere jetën te zymte. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria pasi do mbështesin një mik te vjetër. i cili ka mjaft nevoje për ta. Ne planin financiar është mire te mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja te jete e kënaqshme.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje, as mos mendoni te flirtoni me dike tjetër sot pasi ky do ishte fundi i gjithçkaje te bukur qe keni ndërtuar. Beqaret le te bëjnë atë qe do ju duket me e logjikshme, duke mos menduar aspak për opinionin e te tjerëve. Perspektivat financiare do jene goxha te mira. Përfitoni për te bere disa investime qe i keni menduar prej shume kohesh, por qe deti me sot nuk keni mundur.

Akrepi

Dite shume e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk keni për te pasur asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi marrëdhënia me te do vije duke u përmirësuar goxha. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe, pasi sot nuk është dita e tyre më me fat. Gjendja financiare nuk do keqe. Jo vetëm qe ju keni bere një menaxhim te mire, por do keni edhe mbështetjen e familjareve.

Shigjetari

Dite energjike dhe e mbushur me optimizëm do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjate gjithë kohës mire dhe nuk keni për te pasur aspak mosmarrëveshje. Beqaret do e realizojnë me ne fund takimin e tyre te ëndrrave dhe shume shpejt do fillojnë edhe një lidhje. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar sepse përndryshe mund t’iu dalin te papritura.

Bricjapi

Asnjë planet nuk do mund ta prishe dot sot harmoninë qe mbizotëron mes jush dhe partnerit tuaj. Ju te dy jeni si një trup i vetëm dhe keni ndjenja vërtet te forta për njeri-tjetrin. Beqaret nuk do mund te realizojnë dot njohje te reja, megjithatë nuk do kalojnë një dite te keqe për shkak te pranisë se miqve. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire sa për t’i lejuar vetes edhe disa shpenzime me shume.

Ujori

Edhe pse kohet e fundit keni bere gabime ne jetën tuaj ne çift, partneri nuk do iu mbaje mëri. Ne te kundërt te kësaj ai do ju dashuroje ashtu si gjithmonë dhe mund t’iu beje edhe një propozim interesant. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar nëse nuk duan te vuajnë. Financat nuk do jene te këqija, por pas shpenzimeve te palogjikshme gjendja do dobësohet ndjeshëm.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e privilegjuar sot. Gjithçka qe keni dashur do ju plotësohet dhe nuk do reshtni ne çdo moment se shprehuri ndjenjat për njeri-tjetrin. Beqaret do mundohen aq shume për te gjetur princin e kaltër, por pa shume rezultat. Ka mundësi qe ata ta humbasin besimin tek vetja. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe te merrni masa. Po besuat tek lojërat e fatit keni për te pasur probleme serioze.