Horror: ISIS-i publikon pamjet tragjike të dy ushtarëve turq duke u djegur të gjallë (VIDEO 18+)

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka publikuar një video tragjike në internet e cila pretendon se dy ushtarë turq, janë duke u djegur të gjallë.

ISIS-i  pretendon se kjo video horror është bërë në bastionet e tij siriane dhe tregon dy ushtarë të kapur në fund të nëntorit. Vrasja erdhi në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e myslimanëve turk, tha  shteti islamik.

Turqia ka luftuar ISIS-in me anë të forcave tokësore dhe sulmeve ajrore, shkruan “BBC”.

Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga Turqia.

Ushtria turke ka raportuar më parë se ka humbur kontakt me dy ushtarë në veri të Sirisë muajin e kaluar.

Megjithatë, zyrtarët turq nuk iu përgjigjen menjëherë publikimit të videos, mbrëmjen e vonë të se enjtes. /SYRI.net – BBC/