Horror në Maqedoni, minjtë masakrojnë për vdekje të moshuarën në banesë

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në Gjegjveli, mbrëmjen e djeshme. E moshuara 84-vjeçare me inicialet T.V u gjet me plagë të konsiderueshme në trup, të shkaktuara nga brejtësit.

Mediat maqedonase raportojnë, se mjeku ligjor në vendngjarje konstatoi se viktima kishte plagë të dukshme në duar, këmbë dhe fytyrë të shkaktuara nga minjtë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i 84-vjeçares është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup ku do të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së gruas së moshuar.