Hoyt Yi ka porosi të fuqishme për Qeverinë e re dhe Zaevin

Edhe për kundër se kishte momente të vështira, si ngjarjet në parlament në prill, që u tejkaluan, pavarësisht vonesave dhe pasigurisë, tani Maqedonia ka një qeveri, dhe kjo është një hap shumë pozitiv, përcjell TetovaSot. Ndoshta ky është një shembull pozitiv për pjesën tjetër të rajonit, se si vështirësitë dhe kriza politike mund të tejkalohet me vullnet politik.

Këtë në ntervistë me redaksinë boshnjake të Zërit të Amerikës, tha Hoyt Yee, zëvendës ndihmës sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, është pyetur për votimin e qeverisë së re në Maqedoni, dhe ai ka theksuar se vendimi i presidentit Ivanov për t’ia dorëzuar mandatin Zoran Zaevit ishte “një tregues se demokracia në Maqedoni është e qëndrueshme dhe e fortë.”

Hoyt Yi tha se ata presin që qeveria e re të jetë një partner me bashkësinë ndërkombëtare, BE, SHBA, me vendet partnerë të Maqedonisë, me qëllim që arrihet progres në reformat e nevojshme.

“T’i  zgjidh çështjet me fqinjët e saj, përfshirë edhe Greqinë. Qëllimi është për të arritur marrëveshje që do të zhbllokojë rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike”, tha Yi.