Huliganët maqedonas në Gjorçe Petrov djegin bilboardin e Ejup Halimit

Kampanja zgjedhore ka nisur që të nxehet si duket kësaj herë me temën e vjetër ndëretnike, ku maqedonasit i kanë dëmtuar mesazhet dhe porositë politike publike të politikanëve shqiptar dhe e kundërta, transmeton TetovaSot.

Kësaj here, huliganët maqedonas, në lagjen Gjorce Petrov në Shkup kanë djegur bilboardin e Ejup Halimit, kandidatit për deputet të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër dy.

Edhe ky rast është paraqitur në polici dhe pritet që të zbardhet nga organet kompetente, të zbulohen se kush dhe me çfarë qëllimi e kanë djegur bilboardin e kandidatit të BDI-së për deputet, Ejup Halimit./TetovaSot/