Hulumtimi: Gjermanët gjithnjë e më pak dëshirojnë Turqinë në BE

Një numër i madh i gjermanëve janë kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian dhe konsiderojnë se bisedimet për këtë duhet të përmbyllen.

Kështu tregon një rezultat i anketës së  Deutschlandtrend, të cilën kjo agjenci e ka bërë për rrjetin televiziv ARD.

Rreth 84 për qind e gjermanëve janë deklaruar se Turqia nuk e ka vendin në BE dhe ky është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë i gjermanëve, të cilët janë shprehur kundër në hulumtimin e kësaj agjencie, thuhet në kumtesë.