Hulumtuesit zbulojnë sekretin e seksit

Hulumtuesit e kanë zbuluar zonën e trurit përgjegjëse për shkaktimin e tërheqjes, që na bën ta vërejmë gjininë e kundërt.

Hulumtuesit përdorën teknika të thella të imazhit të trurit në minj, duke përfshirë optogjenetikët, që përdorin dritën për të stimuluar pjesë të veçanta të trurit.

Studimi gjurmoi ‘këmbëzën’ e tërheqjes në hipotalamus, një strukturë e lashtë e evolucionit në pjesën e poshtme të qendrës së trurit që është përgjegjëse për kontrollin e funksioneve të mëdha trupore, të tilla si temperatura e trupit, uria, etja dhe sjellja seksuale, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut nga Shkolla e Mjekësisë ekzaminuan zonën e quajtur “Mpoa” në tru – një set i veçantë neuronesh brenda hipotalamusit.

Hulumtimet e mëparshme patën gjetur se mPOA është i rëndësishëm për sjelljen sociale dhe riprodhuese, në të gjitha llojet e specieve – prej peshkut e deri tek njeriu.