Humanizmi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, marketi që për Ramazan ofron bukë dhe kos falas për skamnorët (FOTO)

Në këto ditë të Ramazanit, nuk mungojnë aktivitetet humane. Këtë po e bën edhe marketi “Lazi Komerc” në Lagjen e Trimave” të Kumanovës. Ky market dhuron për çdo skamnor bukë dhe kos falas.

Shumë qytetarë kanë përgëzuar këtë akt humanizmi duke thënë se është e madhërishme që në këto ditë të këtij muaji të shenjtë ti shtrihet dora edhe skamnorëve.