Humb jetën prej “sikletit”

Të humbasësh jetën prej “sikletit”. Kështu ndërroi jetë 34 vjecarja, Lisa Gould, nëna e tre fëmijëve, e cila “kishte frikë dhe ndihej në siklet” për të bërë vizitë tek mjeku pasi vuante nga kanceri në qafën e mitrës.

Gruaja shkoi tek mjeku vetëm kur filloi të kishte simptoma si gjakderdhje. Ajo u diagnostikua me kancer në Qershor të 2013-ës, shkruan “The Sun”.

Lisa iu nënshtrua kimioterapisë dhe fillimisht reagoi mirë ndaj trajtimit, duke i bërë mjekët pozitivë për gjendjen e saj.

Por fatkeqësisht, vetëm 3 muaj më vonë, 34 – vjeçares iu tha se kanceri ishte rikthyer dhe këtë herë ishte më agresiv dhe po përhapej me shpejtësi në trup. Lisa u nda nga jeta më 29 Nëntor.

“Gjithçka ndodhi sepse u tregova budallaqe dhe kisha frikë të bëja një test, nuk kisha bërë kurrë një të tillë. Mos kini frikë, shkoni. Më mirë dy minuta siklet sesa të humbisni jetën”, tha Lisa pasi mjekët i thanë se kanceri ishte terminal.

nintchdbpict000289122738nintchdbpict000289123044