Humb në Durrës një fëmijë, familjarët apelojnë për ndihmë për ta gjetur

Policia e Durrësit njofton se rreth orës 10:30 është larguar nga banesa, lagja Nr.15, shtetasi E.C. 7 vjeç.

Nga deklarimet e familjarëve pohohet se shtetasi i mitur ka dalë nga banesa për të luajtur dhe nuk është kthyer më.

Fëmija është rreth 130 cm i gjatë dhe në momentin e largimit ka pasur të veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një palë shapka ngjyrë blu.