Humbje e thellë e Kosovës (Foto/Video)

Kosova ka pësuar humbje prej 6-0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si nikoqir në një garë zyrtare ndërkombëtare, në përballjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” në Shkodër.  
Ishte një dominim i ekipit kundërshtar në 45 minutat e para, në të cilën u shënuan tre gola.
Mario Mandzukic ishte futbollisti më i mirë i fraksionit të parë, në të cilin e gjeti tri herë rrjetin.
 kro3

Mario Mandzukic realizoi het-trik në pjesën e parë.

Sulmuesi i Juventusit e shënoi golin e parë në minutën e gjashtë, për ta dyfishuar rezultatin në minutën e 24, ndërsa het-trikun e kompletoi në minutën e 35-të.
mandz

Sulmuesi i Juventusit nuk u mbulua si duhej nga mbrojtësit tanë.

Rastet nuk munguan edhe për Kosovën, dy prej të cilave ishin shumë të mira, por lojtarët tanë dështuan përballë portierit. Në një moment madje pati prekje të topit me dorë brenda zonës, por arbitri heshti.
Rastet e tyre i patën edhe lojtarët e Kosovës.

Rastet e tyre i patën edhe lojtarët e Kosovës.

Futbollistët e Kosovës e nisën mirë pjesën e dytë dhe dukeshin të vendosur për të lënë përshtypje.
Angazhimi i madh u vërejt në fushë dhe vazhdimisht kërkonin të organizoheshin dhe të shkojnë në sulm. Megjithatë, e kishin të vështirë që ta thyenin kundërshtarin dhe të krijonin raste reale për të shënuar.
ra12

Lojtarët e Kosovës e nisën mirë pjesën e dytë.

Mirëpo, ndëshkimi erdhi në minutën e 68-të. Pas një harkimi në zonë nga Brozovic, i pamarkuar ishte Matej Mitrovic, i cili e futi topin në rrjet.
Lojtarët e Kosovës i patën shanset e tyre për ta shënuar së paku golin e nderit, por nuk ia dolën të realizojnë. Madje e pranuan edhe golin e pestë dhe të gjashtë. Ivan Perisic (83’) dhe Nikola Kalinic (90’+2) ishin realizues.
Pas dy xhirove të para, Kosova është e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, ndërsa Kroacia kryeson grupin me katër pikë. /Telegrafi/