Hungari, emigranti sirian dënohet me 10 vjet burgim për trazirat në kufi

Një gjykatë hungareze dënoi të mërkurën një burrë siriano-qipriot me 10 vjet burgim për rolin e tij në trazirat e kufirit me Serbinë vitin e kaluar, ku forcat policore u goditën me gurë për të lejuar hapjen e kufirit. Veprimet e tij u quajtën akt terrorist sipas ligjit hungarez.
40 vjeçari Ahmed Hamed, nisi të qante kur gjykatësi dha dënimin, i cili është deri tani më i rëndi i dhënë gjatë krizës së refugjatëve. Hungaria është një prej kundërshtareve më të ashpra të emigracionit masiv.
Hamed ishte pjesë e grupit që kaloi ilegalisht në Hungari më 16 shtator të vitit të kaluar dhe gjithashtu drejtoi me megafon turmën e emigrantëve për të kaluar me forcë kufirin, teksa policia veproi me pompa uji dhe gaz lotsjellës.