I bie iPhone në liqen të akullt, e gjen pas një viti dhe … nuk do ta besoni çfarë zbulon

Një peshkatar, i cili e humbi celularin e tij iPhone në një liqen të akullt më shumë se një vit më parë, e gjeti celularin dhe zbuloi se ai ende punonte mjaft mirë.
Michael Guntrum, nga Pensilvania në SHBA, e humbi iPhone 4 në Liqenin Kyle përderisa kishte dalë për peshkim në mars të vitit të kaluar.
Celulari u gjet përsëri pasi liqeni u tha më herët këtë vit.
Daniel Kalgren, një inxhinier mekanik, tha se ishte duke përdorur një detektor metali për të gjetur metale kur gjeti iPhone.
Ai tha për Buzzfeed: “E mora celularin në shtëpi, e pastrova dhe e vendosa në oriz – vetëm për kuriozitet për të parë nëse do të punonte përsëri”.
Ai më pas e ndezi celularin dhe celulari punonte në mënyrë perfekte.