I ftohti që djeg kaloritë

Një studim i fundit ju fton të shijoni dhe shfrytëzoni temperaturat e ftohta që kanë kapluar vendin pasi do i bënit një nder shumë të madh trupit tuaj duke rënë në peshë.

Një studim i kryer nga gazeta Cell Metabolism, krahasoi sasinë e kalorive të djegura tek persona që ushtroheshin në një laborator ku temperatura arrinte 18 gradë, më pas shtriheshin në një krevat ku temperatura arrinte 11 gradë, derisa fillonin të dridheshin nga i ftohti.

Në përfundim të këtij testi, u arrit në përfundimin se kontraktimi i muskujve nga i ftohti, djeg rreth 300 kalori, e njëjta sasi që digjet nga 30 minuta vrap.

“Ndryshimi mund të mos jetë i përhershëm, por do të bini në peshë”, pohoi një studiues i Universitetit të Kalifornisë.

Megjithatë, një pjesë e mirë e njerëzve nuk e preferonte të ftohtin; dhe me siguri, nuk do ta zgjidhnin këtë metodë për të rënë në peshë.

Ata do të preferonin më shumë të rrinin në një vend të ngrohtë, prandaj gjatë muajve të ftohtë, njerëzit kanë tendencë të shëndoshen, sepse lëvizin më pak dhe hanë më shumë.