I gjithë rajoni i Dibrës sot pa rrymë elektrike

Për shkak të realizimit të aktiviteteve të caktuara nga ana e kompanisë EVN në rrjetin elektrik, nesër rajoni më i gjerë i Dibrës do të mbetet për dhjetë orë të tëra pa furnizim me rrymë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 30 shtator nga periudha prej orës 7 e deri në orën 17, pa furnizim me energji elektrike do të jenë komuna e Dibrës dhe Qendër Zhupë si dhe rajoni i Rekës së poshtme të komunës Mavrovë-Rostushë, si dhe të gjithë objektet industriale në këto tre komuna, thuhet në njoftimin e Qendrës rajonale për menaxhimin me kriza në Dibër.