I hyjnē hajdutet në shtëpi, gruaja i pret me pistoletë

Ky është momenti kur disa hajdutë u përballën me një situatë  të vështirë teksa po tentonin të vidhnin një shtëpi.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur një grua amerikane është ngritur nga shtrati në mes të natës dhe ka qëlluar me pistoletë tre hajdutë të armatosur të cilët kishin hyrë në shtëpinë e saj.

Vetëm disa sekonda pasi kishin hyrë në shtëpi, hajdutët u përzunë me të shtëna të njëpasnjëshme.

Mësohet se dy nga hajdutët kanë shpëtuar, ndërsa një i tretë u gjet i vdekur në rrugë nga policia.