I madhi Ibrahimoviç me një rekord unik (Video)

I madhi Ibrahimoviç me një rekord unik (Video)

Zllatan Ibrahimoviç ka shënuar golin e dytë për Manchesterin në ndeshjen kundër kampionit në fuqi të Premierligës, Leicester City.

Me këtë gol, sulmuesi suedez arriti shifrën e 20 golave me fanellën e United, duke e shkruar historinë, transmeton indeksonline.

Me këtë rast, Ibra ka arritur të shënoj më shumë se 20 gola në 10 sezonet e tij të fundit, ku për herë të fundit nuk arriti të bëjë një gjë të tillë në sezonin 2006/07 kur ishte pjesë e Interit.

Ai atë sezon kishte shënuar vetëm 15 gola. /IndeksOnline/