I marrin radhën në supermarket por fiton 1 milion dollare

Mirësjellja dhe qetësia mund të të bëjë një milioner – dhe ky është shembulli perfekt. Një burrë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po priste me durim për biletën e tij të lotarisë, kur një klient tjetër i mori radhën dhe doli para tij.

Duke qënë se nuk po nxitonte, ai vendosi të mos i thoshte gjë blerësit të paduruar dhe ditë më vonë zbuloi se kishte fituar plot 1 milionë dollarë.

“Nuk po nxitoja, kështu që e lash të vazhdonte para dhe nuk i thash gjë. Nëse një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur ai do kishte fituar lotarinë dhe jo unë,” u shpreh fituesi për New Zeland Herald.

Burri nga Taurang tha se e kishte vendosur biletën në një vend të sigurt por kishte harruar ta kontrrollonte, derisa disa ditë më vonë zbuloi se kishte “kapur” të gjithë numrat. Ai dhe gruaja tij thanë se ishin tepër të emocionuar për fitoren pasi paratë do i shërbejnë për të blerë një shtëpi të re.

38CD0FAA00000578-3807294-image-a-37_1474870605147