I pagoi biletë kukullës, përdori pasaportë fallco

Një pasagjere e pafat e gjeti veti ulur në avion pranë një burri i cili kishte prenotuar një vend për kukullën e tij, në dy fluturime të njëpasnjëshme.

Sara Novic nga Brooklyn e dokumentoi përvojën e pakëndshme në Twitter gjatë udhëtimit për në Cincinnati,Ohio.

Burri misterioz dhe kukulla e tij Barbara do të vizitonin rikrijimin e “Arkës së Noas” dhe museun. Ai e kishte prenotuar biletën e lodrës nën emrin e saj.

Pasi zbuloi se pasagjeri i kishte paguar biletën kukullës, Novic tha se stjuardesa e porositi atë të mos prenotonte më biletë për të.

Bileta e Barabarës ishte paguar duke përdorur pasaportë false por askush nuk e kuptoi derisa stafi i linjës ajërore vuri re se një person nuk ishte në fluturim.

38BFAD3100000578-0-image-a-68_1474731436707