I qëndroi shumë pranë të dashurit, rrihet me kamxhik në publik vajza 20-vjeçare

Një grua 20-vjeçare në Indonezi është rrahur me kamxhik në publik, për akuzat se i kishte qëndruar shumë pranë të dashurit.
Ajo është gruaja e 14 që rrihet në publik brenda këtij muaji në provincën e njëjtë, transmeton Express.
Gruaja, emri i të cilës s’është bërë publik, akuzohet se e ka shkelur ligjin islamik të Sheriatit, i cili rreptësishtë ua ndalon çiftëve të pamartuar që të bëhen intime në publik.
Ajo është rrahur në publik në provincën Branda Aceh.
Raportohet se incidentet e ngjashme janë në rritje në muajt e fundit në Indonezi.