I riu nga Shkupi i lutet hajdutit: Më kthe unazën e fejesës, do të të jap para


I riu nga Shkupi i lutet hajdutit: Më kthe unazën e fejesës, do të të jap para

Një i ri nga Shkupi i kishte dhënë unazën e fejesës motrës së tij për pak kohë, por ajo nuk ka mundur të kujdeset për të. Teksa udhëtonte me një autobus të transportit publik, në bulevardin ‘Partizanska’ në Shkup, dikush i ka vjedhur asaj portofolin, disa dokumente dhe disa sende personale. Mes tyre, edhe unaza e fejesës së vëllait, dhe një unazë floriri, dhuratë përkujtimore nga nëna e tyre që nuk jeton më.

I riu me inicialet B.V, i bën apel hajdutit që t’i kthejë unazën e tij të fejesës dhe unazën e nënës, ndërsa thotë se do t’i japë para në këmbim të tyre.

Rasti është denoncuar në stacionin policor në Gjorçe Petrov.

“Nuk di se çfarë të bëj, ngaqë arsyeja e vlerës me ndjeshmëri të këtyre dy sendeve të mia është shumë e madhe, ja po bëj thirrje, lutje dhe kërkesë përmes mediave që të m’i kthejë’, tha shkupjani, i cili e siguroi hajdutin se do të ruajë anonimatin e tij.