“I rrah fëmijët e mi rregullisht”: Brad Pitt nën hetim

Aktori i njohur, Brad Pitt është nën hetim nga policia dhe shërbimet sociale në Los Angeles pas dyshimeve se ai abuzonte fizikisht dhe verbalishet me fëmijët e tij.

Kështu raportojnë mediat, pikërisht pak ditë pasi u mësua se e shoqja, Angelina Jolie ka kërkuar divorcin me pretendimin se ai është i dhunshëm dhe ka probleme me zemërimin dhe alkoolin.

Por përpara se Jolie të kërkonte divorcin dhe të informonte botën se ai është një baba i keq, Brad Pitt kishte folur hapur për mënyrën se si po i rriste fëmijët.

“I rrah fëmijët rregullisht. Duket se funksionon. Dhe ndonjëherë u mohoj ushqimin,” tha ai në vitin 2011.

Ai tha se po bënte shaka më vonë.

Çifti ka gjashtë fëmijë- tre të adoptuar, Maddox, 15, Pax, 12 dhe Zahara 11 vjeç- si dhe tre fëmijë biologjikë, Shiloh, 10 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 8 vjeç.

Jeta e fëmijëve ishte gjithmonjë një kaos i vërtetë.

Në moshën nëntëvjeçare, Maddox konsumonte alkool dhe ngiste një makinë nëpër pronën e tyre.

Çifti kishte punësuar gjashtë dado për fëmijët që vazhdimisht lëvizin nëpër botë dhe nuk shkonin kurrë në shkollë.

Por së fundmi numri i tyre ishte reduktuar dhe tani mbanin dy dado.Në fakt Jolie ka punësuar vëllain, James Haven për t’u kujdesur për fëmijët.

Ai merr dhjetë përqind nga fitimet e saj për t’u kujdesur për fëmijët.

Pas publikimit të lajmit për divorcin, James Haven u fotografua teksa kujdesej në një park për fëmijët e motrës.

Nga ana tjetër, disa media shkruajnë se Pitt është i dëshpëruar dhe kërkon që të shpëtojë martesën.

Ai raportohet se i ka thënë Jolie se është gati t’i nënshtrohet një terapie, për të zgjidhur problemet e varësisë.

Kurse aktorja Marion Cotillard, e përfolur se ishte molla e sherrit për divorcin, thotë se ajo ka një lidhje të lumtur me aktorin Guillaume Canet dhe presin një fëmijë.

“Uroj sa më shumë paqe e qetësi për Pitt dhe Jolie në këtë kohë të vështira,” tha ajo.