I vdiq gruaja, e sheh live në TV dy vjet pasi e varrosi

Një grua e cila u shfaq në TV dy vjet pasi burri i saj e varrosi atë, duket se e kishte humbur kujtesën dhe kishte qenë gjatë gjithë kohës gjallë.

Abgragh Muhamed kishte mbajtur funeralin e gruas së tij të supozuar më 2014, pasi ajo u mendua se kishte vdekur pas lëndimeve serioze në një aksident me veturë në Maroku.

Por, burri i saj u trondit kur rastësisht ajo u shfaq e gjallë në një program të njohur televiziv, i cili ka për qëllim t’i ribashkojë njerëzit që kanë humbur kontaktin me njëri-tjetrin, transmeton Gazeta Express.

Besohet se gruaja kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, duke e humbur kështu kujtesën – dhe se trupi që burri e kishte varrosur nuk kishte qenë i gruas së tij.

Ky lëndim bëri që ajo të humbte kujtesën dhe të harronte identitetin e saj. Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë kishte bërë gruaja që nga aksidenti, as si ishte shpallur e vdekur gabimisht.

Pas aksidentit, doktorët i kishin thënë Muhamedit në spitalin Casablanca se gruaja e tij kishte vdekur për shkak të lëndimeve.

Ai i kishte mbajtur asaj funeralin, duke mos e ditur se ia kishin dhënë trupin e gabuar për ta varrosur. /Gazeta Express